Categories Lajme

Socialistët punojnë gjithë natën, dikush merr furçën, dikush tjetër…

Pasi selia e tyre ”e shenjtë” u dogj në protestën e ditës së djeshme, socialistët nuk kanë qendruar duarkryq, dhe përgjatë gjithë natës kanë bërë të mundur rikonstruktimin e saj, duke e kthyer madje dhe më mirë se në gjendjen fillestare. Këtë lajm e ka bërë me dije dhe vetë i dërguari politik socialist në qytetin verior,

Ilir Beqaj, i cili thotë se veprimi i protestuesve ka shkaktuar z emërim dhe m ërzi tek simpatizantët e PS, por tashmë çdo gjë është rregulluar. ”Të tr ishtuar janë ndjerë shumë shkodrane e shkodranë, të cilëve u kërkoj ndjesë.

Përpos shqetësimeve shëndetësore në familje e të afërm të krijuara nga s ëmundja e Covid 19, përpos vështirësive ekonomike të krijuara nga ngërçi i ekonomisë prej pandemisë, ndjesia e zjarrvënies në mes të qytetit e rëndëon psikozën individuale dhe kolektive.

Të mërzitur janë ndjerë shumë socialiste e socialistë shkodranë. Edhe simpatizantë e mbështetës të PS-së. Midis tyre ka edhe shumë të indinjuar. Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre. Por besoj se tani në darkë, jemi të vetdijshëm se durimi dhe përulësia me të cilën e përballëm gjatë paradites sulmin ndaj selisë ka ndikuar drejtpërdrejt në lartësimin e qytetarisë shkodrane.

Me fotot nga përfundimi i eleminimit të dëmtimeve të paradites së sotme të selisë së PS-së, ju uroj të gjithëve në Shkodër, natën e mirë, gjumë të qetë dhe të dielë të këndshme nesër, meqë edhe moti do të jetë pa shi”, shkruan Beqaj.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, dikush ka marrë furçën e ka lyer muret, e ndonjë tjetër leckën për të larë pllakat, për të kthyer selinë në gjendjen fillestare. Lidhur me protestën e djeshme u proceduan më shumë se 40 persona, mes tyre dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME