Categories Politike

Socialistët të heshtur, Rama del i vetmuar/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PS-së

Nuk ka zgjatur më shumë se një orë mbledhja e Kryesisë së socialistëve, e cila ishte e dyta brenda javës që zhvillohej. Burime për Fax News bëjnë me dije se në këtë mbledhje u diskutuan çështjet organizative për zgjedhjet e 30 qershorit.

Po ashtu mësohet se PS po përgatitet të bëjë ndryshime, ndoshta drastike dhe tek listat e të deleguarve të kryesisë në qarqe. Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos që takimi i radhës së Kryesisë, i parashikuar në 30 Mars, të mbahet një javë më herët, në datë 23 mars.

Ajo që është vënë re në këtë takim është fakti se të gjithë socialistët kanë qenë të heshtur dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë përpara gazetarëve.

Edhe kryeministri Rama është parë të dalë vetëm nga mbledhja i heshtur, pasi duket se ato qe kishte për të thënë, i ezauroi me shkarkimin e 7 ministrave të tij.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe disa prej ministrave të shkarkuar, të cilët janë pjesë e Kryesisë si: Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj apo Ditmir Bushati.

Ministrat do të qëndrojnë në detyrë, deri në betimin e pasardhësve të tyre tek presidenti Ilir Meta. Mbetet për t’u parë nëse ky i fundit do të ketë refuzim për ndonjërin nga shtatë emrat e propozuar nga Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME