Categories Lifestyle

Sodë bikarbonati në kopsht në vend të pesticideve: Lulet gufojnë, kërmijtë ikin, dheu pastrohet

Nëse keni kopshtin tuaj, sado që të jetë i madh apo i vogël, soda e bikarbonatit mund të bëjë mrekulli në kopsht Soda e bikarbonatit me shekuj përdoret për pastrim të shtëpisë, dezinfektim, si ndihmë e parë për bukuri dhe shëndet, por a e keni ditur që mund të jetë e dobishme edhe si ndihmë në kopsht. Kjo është koha e duhur e vitit kur mund të filloni të përgatiteni.

1. Soda e bikarbonatit në vend të pesticideve Për të eliminuar dëmtuesit, soda e bikarbonatit është njëqindfish më efikase dhe më e mirë se pesticidet. Mund ta bëni sprej organik për pesticide i cili mund të vrasë insektet të cilat i dëmtojnë bimët, siç janë tenjat e merimangës, ndërkaq me atë rast nuk do të dëmtoni insektet e dobishme për ne. Përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati, një të tretën e filxhanit vaj ulliri dhe një filxhan të vogël ujë. Përzieni mirë këtë kombinim derisa të tretet mirë soda e bikarbonatit dhe pastaj qiteni në spërkatës dhe spërkatni bimët.

2. Lule më të bukura me ndihmën e sodës së bikarbonatit Për lulet të cilat rriten vetëm në dheun alkal, siç janë hortensia, begonia dhe germaniumi, mundeni t’i bëni që të lulëzojnë edhe më bukur me ndihmën e sodës së bikarbonatit. Vetëm tretni pak sodë bikarbonati në ujë para se me të t’i ujitni lulet.

3. Eliminon kërmijtë Mjafton të qitni sodë bikarbonati drejtpërdrejt mbi ta dhe ata do të ngordhin. Mundeni dhe përreth bimëve të bëni “shteg mbrojtës” nga soda e bikarbonatit duke e qitur drejtpërdrejtë mbi dheun e lules.

4. Bëni domaten të bëhet e ëmbël si molla Thjesht zvogëloni thartësirën e dheut përreth domates duke hedhur në dhe sodë bikarbonati.

5. Rinoni bimët Pas trajtimit me sodë bikarbonati, lulet do të lulëzojnë si kurrë më parë. Mjafton që në pesë litra ujë të tretni një lugë sodë bikarbonati dhe një lugë kripë deti. Me këtë kombinim ujitni lulet, shkurret, murin e gjallë dhe çdo gjë që dëshironi të rritet vrullshëm…

6. Vret barojat Ajo barojë e cila nuk dëshironi të rritet rreth shtëpisë mund ta zhdukni me sodë bikarbonati. Barojat ujitni mirë dhe pastaj mbi to qitni mjaft sodë bikarbonati. Kushtoni kujdes që mos e qitni drejtpërdrejt në bimët të cilat i dëshironi, sepse mund t’i digjini rrënjët e bimëve.

7. Vret krimbat në lakër, lulelakër dhe brokoli ,Përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e bikarbonatit dhe miellin dhe këtë tretje qiteni mbi lakër, lulelakër ose brokoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME