Categories Lajme

Sokol Balla bën deklaratën e papritur, i kërkon Ramës shkarkimin e kryebashkiakut

Moderatori Sokol Balla i ka kërkuar kreut të qeverisë Edi Rama, shkarkimin e Erion Isait, për shkak se ka qenë në ditëlindjen e Bes Kallakut, duke shkelur rregullat e pandemisë. Balla u shpreh se me të drejtë kryeministri kritikoi “çetën” që mori pjesë në atë ditëlindje, por sipas tij në atë “çetë” ishte dhe një pjestar i qeverisë, Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës. “Ligji është i barabartë për të gjithë”, u shpreh Balla.

“Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë. Sot gaztori i qevrisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë”, tha mes të tjerave Balla.

Fjala e Sokol Ballës:

Kryeministri me të drejtë ka kritikuar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike. Nuk e di nëse do ta bënte këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe ajo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjestar çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.

Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të futarit VIP të instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë pështypje gjithcka në publik. Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.

Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë.

Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.

Sot gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë. Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikoj për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkoj në fillim kryetarin e tij të bashkisë së Ersekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME