Merkato e janarit shikohet si “gomerdare shpëtimi” për Manchester United. Trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për përforcime gjatë kësaj dritareje merkatoje. Forma e dobët e treguar në Premier League si dhe në Europa League, ku kaloi jo pa pak vështirësi në raundin e 1/32-ave të saj, i ka detyruar drejtuesit të gjejnë shpëtim te merkato.
Dy janë emrat më të lakuar në “Old Trafford” dhe më konkretisht, Lautaro Martinez dhe Leandro Paredes. Si për ironi të fatit, sulmuesi dhe mesfushori aktivizohen me kombëtaren e Argjentinës, çka do të shtonte “pigmentin” amerikan0-latin në skuadër. Për të arritur te dyshja, United duhet të paguajë rreth 120 milionë euro në arkat e dy klubeve, Inter dhe Paris Saint Germain. Kartoni i sulmuesit vlerësohet me rreth 90 milionë euro nga Interi, teksa mesfushori Paredes vlen vetëm 30 milionë euro. Si Martinez ashtu edhe Paredes kanë një kontratë që skadon në verën e vitit 2023 dhe vështirë që skuadra e tyre aktuale të heqin dorë aq lehtë prej tyre.

