Categories Lajme

Sondazhi i OKB-së: Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së.

Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale.

17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.https://zeri.info/inarticle.html

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney, transmeton monitor.al.

Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?

o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”

42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi

36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore

Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor

45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME