Categories Lajme

Sondazhi: Presioni politik në SHBA do të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës

Sipas një sondazhi, 62% e amerikanëve besojnë se presioni politik nga administrata e Trump do të bëjë që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të përshpejtojë miratimin e një vaksine kundër koronavirusit para Ditës së Zgjedhjeve më 3 nëntor.  Sondazhi u kryes midis datës 28 gusht dhe 3 shtator. Sipas të dhënave 85% e demokratëve, 61% e partive të pavarura dhe 35% e republikanëve besojnë se FDA do të ndikohet nga presioni i Presidentit Donald Trump dhe do të nxjerrë një vaksinë kundër Covid-19 përpara se të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive. Më shumë gra sesa burra – 70% krahasuar me 55% deklaruan se ata ishin të shqetësuar se FDA do të përshpejtonte miratimin e një vaksine.

Nëse një vaksinë kundër Covid-19 do të ishte e gatshme dhe e disponueshme për të gjithë përpara zgjedhjeve të ardhshme, më shumë se gjysma e të anketuarve (54%), deklaruan se nuk do të vaksinoheshin ndërsa 42% thanë se do të vaksinoheshin. Sidoqoftë, 81% e të anketuarve thanë se nuk besojnë se një vaksinë kundër koronavirusit do të ishte e disponueshme para 3 nëntorit. Presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë sugjeruar javët e fundit se një vaksinë mund të jetë në dispozicion para nëntorit dhe Qendrat e SHBA.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u kanë kërkuar shteteve që të përgatiten për të shpërndarë një vaksinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME