Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të njohur shqiptarë ka dështuar, pasi ata janë arrestuar nga policia vendase.

Gazeta Insajderi raporton se të arrestuarit janë Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Ka qenë këngëtari, Labinot Rexha, i cili ka treguar se gjatë kontrollit ku u arrestuan këngëtarët ishin të pranishëm afro 150 policë.

Rexha kishte leje punë prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll i përgjithshëm i policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka nisur kontrolli. Kur kam dal jashtë kam parë afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mua, unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku“, tha Rexha.

Më tej ai bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai për Gazetën Insajderi.

Don Phenom duket se e ka konfirmuar edhe vetë arrestimin e tij, ku në story ka thënë “jam jashtë tani”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME