Categories Lajme

Sonila Meco, Kisha 3 vetë në studio, po në parukeri që janë më shumë? Po emisioni i ZDF-së mbrëmë që kishte 5?! (REAGIMI+FOTOT)

Gjobitet Sonila Meço e Ora News dhe emisioni i saj ‘Tempora’ me 10 milion lekë të vjetra nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Kjo pasi gazetarja ka patur dy të futuar në studio. Ndërkaq, Meço ka reaguar duke sjellë shembuj të kolegëve të saj në botë ndërsa shton se dikur i mbyllën transmetimin fare. “Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra ndaj programeve televizive, se nga dy kishin tre veta në studio. Por nga ana tjetër qeveria marsh të lartë legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shkelur ligje, rregulla, kushtetutë e parime.

Për mua personalisht asgjë e re, prej vitesh provova mbylljen e transmetimit live, me një ulje leve. Qëndrimin tre vjet larg medias, profesionit tim”, shkruan gazetarja.

REAGIMI I PLOTË: Dakord! Gjobë se jemi tre persona në studio dhe jo dy, sipas rregullores së qeverisë.

Qeveri që ka shtyrë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore deri në datë 23 qershor, mbi 30 ditë në mënyrë antikushtetuese. Unë kam shkelur rregullin me një njeri për tre orë, qeveria me të gjithë shqiptarët për 30 ditë.

Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra, për të mbushur arkën e një shteti, që mbylli arbitrarisht 5 vjet më parë edhe një televizion, duke hedhur 500 punonjës në rrugë, që u dënua me qindra miliona euro nga gjykatat ndërkombëtare për shpronësimin anti ligjor dhe refuzon të paguajë në mënyrë antiligjore.

Gjobë pa paralajmërim, megjithëse me kolegë të televizioneve të tjera auroritetet vepruan kësisoj më herët. Pra shkeli qeveria rregullin në rastin e parë duke mos vendosur gjobë, por thjesht paralajmërim? Apo në të dytin duke vendosur gjobë pa paralajmërim?

Gjobë, ndërsa bëjmë detyrën për të informuar publikun edhe mbi masat jo ligjore dhe antikushtetuese të autoriteteve. P.sh a ka mundësi të na shpjegojë qeveria mbi çfarë argumentimi shkencor ka vendosur të ketë vetëm dy persona në studio televizive? Megjithëse në respektim të distancave dhe masave mbrojtëse? Kur në institucione brenda një zyre shumë herë më të vogël gjenden më shumë se dy persona? Në parukeri, fasoneri, dyqane e qendra tregtare?

Gjobë se nga dy ishim tre në studio ndërsa dëshmonim vendimet jo ligjore për shembje zonash muzeale në Krujë, ndërsa prokurori i antimafias italiane Gratteri dëshmonte se çereku i Shqipërisë rezulton i mbjellë me kanabis, teksa shqiptarët me zë e figurë dëshmonin mosmarrjen e pagës së luftës nga marsi e kur nënat na tregonin sesi privuar varfërie as bukë e arsim nuk i garantojnë dot fëmijëve. Dakord! Rregulli mbi faktet, dëshmitë dhe emocionet. E sidomos mbi interesin publik.

Po çfarë logjike shkencore kanë respektuar qeveritë në Itali e Gjermani kur Piazza Pulita, Di Martedi e ZDF lejohen të mbajnë mbi 4 veta në studio? Madje me distanca më të vogla se tonat? Italia, vendi i pasojave tragjike të covid-19. Çfarë dinë shkencëtarët tanë për situatën në vend, që nuk na e thonë?

Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra ndaj programeve televizive, se nga dy kishin tre veta në studio. Por nga ana tjetër qeveria marsh të lartë legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shkelur ligje, rregulla, kushtetutë e parime.

Për mua personalisht asgjë e re, prej vitesh provova mbylljen e transmetimit live, me një ulje leve. Qëndrimin tre vjet larg medias, profesionit tim. Sulmin publik nga autoritete zyrtare. Po për demokracinë, lirinë e shtypit, të drejtat e njeriut çfarë duhet të ndodhë më? Po sjell një citim të vyer të Ambasadores së SHBA-së në vend Yuri Kim, postim i 24 orëve më parë: “”Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për Ilva Taren dhe gazetarët e tjerë shqiptarë të cilët bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet dhe fuqizojnë njerëzit që të kenë mendimin e tyre”.

Në foto: Vendimi për gjobitjen e RTV Ora dhe programit Tempora.

Studio e Piazza Pulita në La7 një javë më parë

Studio e DiMartedi në La7 një javë më parë

Studio e ZDF mbrëmë. newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME