Në rubrikën “Nje foto është një histori gazetari Moisi Dalipaj” ju sjell sot këtë foto të 25 gushtit 1948 në ndeshjen finale për titull kampion midis Partizanit dhe Flamurtarit e fituar nga ekipi ushtarak 6-2. Flamurtari në atë kampionat ishte fitues i grupit B dhe është shpalluar nënkampion.Tek Flamurtari në atë kampionat është aktivizuar dhe kompozitori njohur shkodran Tish Daia, që është shpallur dhe golshënuesi më i mirë me 11 gola.Në foto është skuadra e Flamurtarit në këtë ndeshje finnale që përbëhej nga Llambi ,Ferra,Panajoti,Sharra,Koka,Ranxhi,Qirko,Isaia,Palla ,Ndini,Mina ,Daia ,Cili ,Emiri. Nga Gazetari Moisi Dalipaj.


