Categories Sport

Dorëzohet presidenti i UEFA-s: Nëse qeveria vendos kundër futbollit, nuk kemi çka bëjmë

Më 28 prill, kryeministri francez Eduard Filip njoftoi se sezoni sportiv 2019/20 do të përfundojë. Një vendim ky që erdhi si një shok për klubet në Francë si dhe Ligën e Futbollit. organi drejtues të futbollit profesional në vend. Ky vendim u prit me skepticizëm, i cili së fundmi dha një prononcim për “BEIN SPORTS”, që veç të tjerash u shpreh:

Për ne, gjëja e rëndësishme është që dimë se kush është kampion, kush është i dyti, kush është i treti dhe i katërti. Opinioni im personal është se nëse e anulon një sezon shumë shpejt…”, u shpreh Ceferin duke ngritur supet ai në një lidhje direkte.

“Nuk është situatë ideale, pasi gjërat mund të përmirësohen dhe të gjithë mund të luajnë, përeç disa Ligave. Por e përsëris, është një vendim i qeverise, çfarë mund të bëjnë klubet? Apo ligat? Ata nuk mund të bëjnë asgjë. Për mua, vendimi ishte i parakohshëm. Por nuk ndikon UEFA-n dhe është vendimi i tyre.

“Janë dy klube franceze që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe tani ata nuk do të luajnë deri në gusht. Nuk e di nëse është mirë për ta, të mos luajmë dhe pastaj të shkosh dhe të luash ndeshje të vështira dhe të rëndësishme. Por ky nuk është vendimi i tyre dhe ne e respektojmë atë. Ne duhet ta respektojmë atë dhe natyrisht klubet duhet të respektojnë vendimin e qeverisë. Ne nuk do të merremi me situatën sepse është detyra e organeve të ndryshme shtetërore që të merren me të”, përfundoi Ceferin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME