Categories Lajme

Sonte me sytë nga qielli, gjithçka që duhet të dini për Hënën e Gjuetarit

Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit” do të shfaqet sonte dhe shumë persona do ta kenë të vështirë të flenë. Ky fenomen njihet edhe si pagjumësia hënore. Për mijëvjeçarë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit? Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit. Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjuetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit? Hëna e plotë e Tetorit njihet si Hëna e Gjuetarit, por edhe si Travel Moon dhe Dying Grass Moon. Ajo quhet gjithashtu Sanguine ose Hëna e Gjakut për shkak të gjakut nga gjuetia ose ngjyrës së gjetheve të ndryshuara të vjeshtës. Këtë vit Hëna e Gjuetarit do të bjerë të Mërkurën, 20 Tetor. Në SHBA pritet të jetë më e dukshme në orën 10:57, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të arrijë ndriçimin maksimal në 15:56.

Kur është hëna e plotë e ardhshme dhe si quhet ajo? Ka edhe dy hënë të plotë këtë vit. Periudha e parafundit e vitit do të zhvillohet më 19 nëntor dhe quhet Beaver Moon. E fundit për 2021, e quajtur Hëna e Ftohtë, do të jetë e dukshme më 18 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME