Categories Politike

Soreca dy kushte qeverisë për zbatimin e ligjit

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar sërish ditën e sotme operacionet e Forcës Ligjore në kuadër të paketës “Anti-KÇK”.Soreca tha se për zbatimin e këtij ligji janë me rëndësi jetike 2 kushte bazë:
Respektimi i të drejtave të subjekteve të këtij ligji,gjitha veprimet e policisë shqiptare duhet të konfirmohen nga SPAK.

“Mendoj që qasja të ndjekësh paratë është mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Mendoj se ky është drejtimi i ligjit KCK dhe mendoj se ky ligj tregon gatishmërinë politike për të adresuar problemin. Por, më e rëndësishme është zbatimi i këtij ligji, është kyç. Shohim dy kushte kryesore, që e drejta themelore e palëve të respektohen plotësisht, pra të subjekteve a personave që janë nën hetim, të drejtat e tyre duhet të respektohen, ky është një parakusht. Edhe asetet të sekuestrohen e konfiskohen, por duhet respektuar procesi i duhur ligjor. Do ta monitorojmë këtë, po i shohim nga afër këto hapa. Do flas edhe me SPAK.

Kushti i dytë ka të bëjë me drejtimin e këtij operacioni. SPAK duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia dhe duhet t’ia kalojë dosjet gjykatës për të marrë më pas vendimet. Ne monitorojmë informacionin që ekziston për të kuptuar nëse, psh të drejtat e personave të përfshirë në këto çështje, psh të ankimuar, të respektohen të drejtat e tyre. Ky është një ligj i rëndësishëm, i cili duhet të vihet në zbatim në përputhje me të gjitha kriteret e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

SHPËRTHEN Braçe: Burg ose gjobë për ata që ju shesin fëmijëve cigare

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar një amendament që ashpërson ndëshkimin për personat që shesin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë kreut të PD, Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Hasimja ia thotë në sy Berishës: Bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME