Categories Kulture

Sot, 100-vjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore

Udhëheqës botërorë të mbledhur në Paris do të kryesojnë ceremonitë përkujtimore të kësaj të diele, që shënojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur nacionalizmi sa vjen e rritet dhe shoqëria globale është përfshirë nga tensione diplomatike. Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, do të shënojnë 100-vjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, në orën 11 me atë lokale.

Ndërkohë, ceremonitë në Zelandën e Re, Australi, Indi, Hong Kong dhe Mianmar kanë shënuar fillimin e shfaqjeve përkujtimore në mbarë botën, për një konflikt që përfshiu miliona trupa ushtarake nga vendet e kolonizuara në Azi e Afrikë. Krerët e kombeve të “Commonwealth”-it, forcat e të cilëve u dërguan nën komandën britanike 100 vite më parë, dhanë gjithashtu një mesazh paqeje dhe shprese për botën, për shekullin në vijim.

“Ajo ishte një luftë ku India nuk u përfshi drejtpërdrejt, e megjithatë ushtarët tanë luftuan në mbarë botën për kauzën e paqes”, shkroi kryeministri indian, Narendra Modi, në Twitter këtë të dielë. “Për të nesërmet tona, ata hoqën dorë nga ‘e sotmja’ e tyre”, tha kryeministri australian, Scott Morrison përpara një turme njerëzish të mbledhur për ceremoninë kombëtare të Ditës së Përkujtimit në Canberra.

Përkujtimoret në Paris, të përqëndruara në varrin e “Ushtarit të Panjohur” nën Harkun e Triumfit, pritet të përfshijnë edhe paralajmërimet mbi rrezikun e nacionalizmit në kohët moderne. “Kjo nuk është thjesht një ditë përkujtimoreje, por duhet të jetë edhe një thirrje e fuqishme për veprim”, tha një ditë më parë Kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi vizitoi zonën pyjore në verilindje të Francës ku u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit.

Merkel do të mbajë gjithashtu edhe fjalimin hapës, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në një konferencë të titulluar “Forumi i Paqes së Parisit”, që do të mbahet pas shërbesës përkujtimore në “Champs Elysees”, paraditen e kësaj të diele. I organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, forumi në fjalë synon të nënvizojë rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare për ndihmesën e dhënë në zgjidhjen e konflikteve, në parandalimin e luftrave dhe në përhapjen e prosperitetit. Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Mbretëresha Elizabeth II do të marrin pjesë në një ngjarje më vete, në Londër./a.ç

L-boat submarines in the Azores. L-class submarines were the U.S. Navy’s first attempt at ocean-going submarines.
U.S. Navy/via REUTERS
A U.S. Marine leads training on a shooting range in France.
Library of Congress/via REUTERS
Shrapnel bursts over a reserve trench in Canadian lines during the Battle of the Somme, 1916.
W.I. Castle/Library and Archives Canada/via REUTERS
1st Lt. Eddie Rickenbacker, America’s most successful World War One fighter ace, poses next to a biplane.
U.S. National Archives/via REUTERS

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME