Categories Kulture

Sot, 5 vjet pa gjuhëtarin e madh, akademik Shaban Demiraj

Sot mbushen 5 vjet pa akademik Shaban Demiraj. Vepra e Tij e madhe qendron në themelet e shkencave tona albanologjike! Nderim për të!

Akademia e Shkencave përkujton se në datën 30 gusht 2014 në orën 13.50, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tiranë gjuhëtari i madh, profesori, akademiku, Mësuesi i Popullit, i lauruar disa herë me Çmim Republike, Mjeshtri i Madh i Punës, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj (1920-2014).

Shaban Demiraj lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955). Disa vjet punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Nga viti 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në UT, ku shërbeu deri në v. 1990.

Ai ishte një autoritet shkencor elitar, një nga përfaqësuesit më të shquar të fushës së gjuhësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai i solli shkencës gjuhësore shqiptare, por edhe ballkanike, vlera të mëdha përmes shumë veprave monumetale, ku veçohen: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”, “Fonologjia historike e gjuhës shqipe”, “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe”, “Gjuhësi ballkanike” etj.

Akademiku Shaban Demiraj është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore prestigjioze vendëse dhe të huaja për çështje të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe, të gramatikës dhe të fonetikës historike, si edhe të ballkanologjisë. Si pjesëmarrës aktiv në vendimet më të rëndësishme të shqipes standarde, ai ishte njëherësh edhe nga protagonistët kryesorë të përgatitjes së dokumenteve bazë saj. Mendimit shkencor të Akademikut Shaban Demiraj i referohet sot brenda dhe jashtë vendit elita e gjuhësisë së sotme dhe historike. Ai e përfaqësoi me dinjitet shkencën gjuhësore shqiptare në forumet më të rëndësishme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shaban Demiraj si pedagog dhe si drejtues kërkimor përgatiti breza studentësh dhe studiuesish. Ndër vlerat më të mira shkencore e mësimore ata ruajnë në dijet e tyre shumë nga dijet e profesor Shabanit. Modeli i tij i punës u bë shkollë për studentë e studiues.

Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe shkencore dhe njerëzore. Por ai la pas një vepër të madhe, një pasuri shkencore, një vlerë të madhe kombëtare, një pasuri monumentale për breza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME