Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me Nënë Terezën. Gruaja që kontribuoi në humanizmin sot ka ditën e lindjen dhe nuk mungoi urimi nga kreu i qeverisë.
Me një foton e saj, gjatë detyrës, Rama uron që të gjithë të kenë një ditë të paqtë si Nënë Tereza.
“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë foto të Nënë Terezës së shenjtë në ditën e lindjes së saj, ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo ”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë e ka rutinë që të nisë ditën me një postim në Facebook, duke publikuar punime të qeverisë, apo urime.

