Categories Lajme

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: Do të përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Pas shumë vitesh negociata, ditën e sotme pritet që të finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen dhe shkruan se do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Marrëveshja do të firomoset sot në orën 10:00 dhe më pas në orën 11:00 do të ketë një konferencë të përbashkët të dy ministrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME