Categories Lajme

Sot do të zhvillohen zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë

Sot në Mal të Zi do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës. Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opozitën ato janë vendimtare për mbrojtën e kishave dhe vendeve të shenjta. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare “Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe “Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.

Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME