Categories Lajme

Sot hapen kufijtë për çdo vizitor drejt Greqisë, çfarë kërkon pala greke

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se prej ditës së sotme 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

MEPJ bën me dije se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

“Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Formulari Passenger Locator Form (PLF)

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose Rapid

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes,”-Shpjegon MEPJ.

* Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Sipas Ministrisë plotësimi i këtij formulari është i domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Formulari PLF , Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë PLF-në e tyre deri një ditë para hyrjes në Greqi, duke siguruar informacion të detajuar mbi pikën e tyre të nisjes, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm në vendet e tjera dhe adresën e qëndrimit të tyre gjatë qëndrimit në Greqi.

Në rast të qëndrimit të shumëfishtë, atyre u kërkohet të japin adresën së paku për 24 orët e para. Një PLF duhet të paraqitet për familje. Udhëtarët do të marrin një email konfirmimi pas dorëzimit të PLF.

Udhëtarët do të marrin PLF me kodin e tyre unik të Përgjigjes së Shpejtë (QR) në ditën e mbërritjes së tyre të planifikuar në Greqi dhe do të njoftohen përmes postës elektronike (kodi QR do të sigurohet në një lidhje në emailin e konfirmimit).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME