Categories Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit efektivit Novruz Cenalia, autori ende në arrati

Efektivi i forcave ‘Shqiponja’, 28-vjeçari Novruz Cenalia do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe në nder të tij.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet, për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ju informon se më datë 15.05.2024, në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, zhvillohet ceremonia homazh në përkujtim dhe mirënjohje të kolegut tonë që ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, Nevruz Cenalia”, njoftimi i policisë.

Trupi i pajetë i efektivit Novruz Cenalia
  • Si u vra efektivi i Shqiponjave, autori ende në arrati

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Asllan Mernicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vrasësi i efektivit të ‘Shqiponjave’ vijon arratinë. Policia në kërkimet e saj ka pësuar zhvendosje të shumta gjatë 24 orëve të pas ngjarjes por pa mundur të bjerë në gjurmët e 23- vjeçarit Asllan Mernic nga fshati Sulaj i Fierit.

Megjithatë, policia ende beson se ai mund të gjendet mes Fierit dhe Gjirokastrës i strehuar tek ndonjë banesë e braktisur. Por sa më shumë orë kalojnë aq më shumë zvogëlohet mundësia për ta vënë në pranga, aq më tepër kur dihet se i riu është edhe i armatosur. Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar. Policia ka kryer një mori shoqërimesh, të gjitha njohje të të riut, por nuk ka mundur të vërtetojë asnjë ndihmë të dhënë prej tyre.

Kështu edhe pse kanë kaluar gati dy ditë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica. Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër. Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen ne stane, në tunele etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri zhvilluan një takim me disa përfaqësues të bizneseve të turizmit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në një lokal veror në Vlorë, digjen çadra dhe shezlonge

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Vlorë, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja në Tiranë: Sherri nisi për paratë me fajde, si ndodhi përplasja brenda restorantit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mbrëmjen e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur qytetin e vogël Zeithain, në landin e Saksonisë në Gjermani,…

LEXO ME SHUME