Categories Lajme

Terror në Durrës/ Babai mbajti peng 2 fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA (DETAJE)

Ky që shihni në foto është 40-vjeçari Aleks Marku, i arrestuar pasi terrorizoi Durrësin duke mbajtur peng 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlluar me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Një ngjarje terrori të denjë për “filmat e hollivudit” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku armët e krimit sërish ngrihen kundra policisë.

Sipas policisë, një shtetas terrorizoi fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), madje qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Sipas burimeve mediatike bëhet me dije se shtetasi i identifikuar si Aleks Marku (40 vjeç), mori peng dy fëmijët e tij në një apartament të marrë me qira dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Policia e Durrësit ka mbërrit pranë apartamentit të tij, rreth orës 02:20, por autori qëlloi disa herë nga dritarja.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 40-vjeçarin të kryej këtë akt ekstrem. Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga ngjarja.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata uniformat blu arritën të hynin në banesë duke nxjerrë dy fëmijët që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Nga informacionet e siguruara i arrestuari Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas burimeve bashkeshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME