Categories Lajme

Sot mbahet shorti për grupet e EURO 2020, ekipet kombëtare mësojnë fatin

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 do të mbahet sot në orën 18:00 në Bukuresht të Rumanisë. Për shkak të disa kufizimeve, shumë skuadra tani e dinë se në cilat grupe do të radhiten.

Në shortin që do të mbahet sot marrin pjesë top dy ekipet kombëtare të secilit grup kualifikues (kjo fazë përfundoi këtë muaj) dhe fituesit eventual të katër rrugëve të play-offs (kjo fazë do të zhvillohet në mars të vitit 2020), transmeton Gazeta Express.

Vazot e ekipeve kombëtareve për shortin e sotshëm:

Vazo 1:

Belgjika
Italia (nikoqire)
Anglia (nikoqire)
Gjermania (nikoqire)
Spanja (nikoqire)
Ukraina

Vazo 2:

Franca
Polonia
Zvicra
Kroacia
Holanda (nikoqire)
Rusia (nikoqire)

Vazo 3:

Portugalia
Turqia
Danimarka (nikoqire)
Austria
Suedia
Republika Çeke

Vazo 4:

Uellsi
Finlanda
Fituesi i Rrugës A të play-offs (Islanda, Bullgaria, Hungaria ose Rumani)
Fituesi i Rrugës B të play-offs (Bosnja, Sllovakia, Irlanda ose Irlanda Veriore)
Fituesi i Rrugës C të play-offs (Skocia, Norvegjia, Serbia ose Izraeli)
Fituesi i Rrugës D të play-offs (Gjeorgjia, Maqedonia Veriore, Kosova ose Bjellorusia)

Grupet e EURO 2020:

Grupi A (ndeshjet në Romë dhe Baku):

Italia
Franca/Polonia/Zvicra/Kroacia
Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Finlanda/Uellsi

Grupi B (ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Belgjika
Rusia
Danimarka
Finlanda/Uellsi

Grupi C (ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukraina
Holanda
Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Fituesi i Rrugës A ose D të play-offs

Grupi D (ndeshjet në Londër dhe Glasgou)

Anglia
Franca/Polonia/Zvicra/Kroacia
Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Fituesi i Rrugës C të play-offs

Grupi E (ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanja
Franca/Polonia/Zvicra/Kroacia
Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Fituesi i Rrugës B të play-offs

Grupi F (ndeshjet në Munih dhe Budapest)

Gjermania
Franca/Polonia/Zvicra/Kroacia
Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Fituesi i Rrugës A ose D të play-offs

Kampionati Evropian do të hapet në Romë në orën 21:00 më 12 qershor të vitit 2020. Faza e grupeve, me deri në nga katër ndeshje në ditë, do të vazhdojë deri më 24 qershor. Top dy skuadrat në secilin grup dhe katër skuadrat e tjera më të mira do të kalojnë në fazën eliminatore. Stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i gjysmëfinaleve dhe finales. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME