Categories Lajme

Mbërrin sot në Rinas trupi i Festim Latos

Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e mortit, ndërsa sot në orën 15:00 do të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vr arë në Holandë ku jetonte prej vitesh.Festim Lato, president i vetësh pallur i Çamërisë, do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.

Autoritetet holandeze konfirmuan dje se trupi që u gjet javën e kaluar në një kanal është i shqiptarit Festim Lato, që ishte vetësh pallur President i Çamërisë. Sipas policisë holandeze ai është vr arë dhe më pas është he dhur në një kanal.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen.

Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë. Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vr asjen e tij.

I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME