Categories Lajme

Sot në orën 17:00 Kosova e Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen në prani të Donald Trump

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet sot në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Uashingtonit, që i bie ora 17:00 me orën tonë, Trump do të përshëndes formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç në zyrën ovale.

Kjo është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikëqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç në ‘Dhomën Roosevelt’. Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrë pjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiçin në Zyrën Ovale, aty ku presidenti amerikan ka hapësirën e tij të punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME