Categories Lajme

Takimi me Presidentin Meta, republikanët duan 18 prillin si datë të zgjedhjeve

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, për datën e zgjedhjeve. Në fund të takimit ai ka deklaruar se për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit PR ka kërkuar të diskutohet 18 prilli. “Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim.

Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash Madhi. Sipas Madhit, reforma zgjedhore që u bazua mbi marrëveshjen e 5 qershorit, hartuar dhe nga ndërkombëtarët “e arriti qëllimin dhe me një reformë të tillë, do mund të garantohen në mënyrë të plotë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Madhi garantoi se PR do jetë në çdo tryezë tjetër “që do adresojë përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese.”“Çdo përpjekje tjetër që do fuste një axhendë tjetër për diskutim e vendimmarrje në parlament do  kërkonte dakortësi politike në bazë të skemës së këshillit politik, do ishte përpjekje e rrezikshme që do rrezikonte pjesëmarrjen e kontributeve tona për ta çuar reformën deri në fund”, deklaroi Madhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME