Categories Politike

Sot nis zyrtarisht fushata, Delegacioni i BE-së thirrje partive: Jo retorikë provokuese, e gjuhë urrejtjeje

Në ditën e fillimit zyrtar të fushatës elektorale,delegacioni i BE-së bën thirrje për partive dhe kandidatëve t’i përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Deklarata e plotë:

“Kreu i Delegacionit të BE-së dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë ndjekur nga afër përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe fushatën elektorale deri më tani. Fillimi i fushatës zyrtare është rasti që partitë dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë moment, ne kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​siç e ilustroi veçanërisht konsensusi i gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit me Këshillin Politik për reformën zgjedhore. E njëjta frymë duhet të frymëzojë edhe fushatën elektorale bazuar te respekti i ndërsjellë, dialogu dhe sjellja e moderuar, dhe që të zhvillohet në mënyrë paqësore pa retorikë provokuese dhe pa gjuhë urrejtjeje.

Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për t’i siguruar legjitimitetin e Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

Mirëpresim dhe mbështesim përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe procesin Ditën e Zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar po mbështet dhe monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit ODIHR. ditën e zgjedhjeve, Delegacioni i BE-së dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së gjithashtu do të vizitojnë një numër të madh të vendvotimeve. Ne jemi të vendosur përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.“

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME