Categories Lajme

Sot një vit nga tërmeti që shkaktoi 51 humbje njerëzore

Kjo e enjte shënon një vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit ku dhe sot që ka kaluar një vit nga tragjedia janë akoma të pa-sistemuar nëpër banesa. Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht në Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera.

Thirrjet dëshpëruese të familjareve që të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, për jetët e humbura dhe për gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët që kanë humbur banesat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME