Categories Lajme

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, nga distanca te masat e sigurisë. Ja si do të bëhet testimi

Maturantët në gjithë vendin i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. Provimi nis orën 10:00 dhe rreth 31 mijë maturantë do të testohen për gjuhën e huaj. Sipas procedurave të përcaktuara që më parë, provimi zgjat për dy orë, ndërkohë që maturantët do të ulen në distancë deri në dy metër nga njeri tjetri, në klasa jo të populluara e që sigurojnë largësinë e nevojshme, sipas protokollit për pandeminë e COVID-19.

Të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Ndërkohë, për shkak të pandemisë në ambientet ku do të kryhet provimi do të bëhet dezinfektim dhe çdo klasë do të ketë maksimumi 15 nxënës që do të mbikëqyren nga një koordinator. Më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME