Categories Lajme

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullsinë botërore, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm.

Dita Botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars, e cila ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.

Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujerat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj.

Ekspertët vlerësojnë që rreth 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milionë njerëz në vit, e cila është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës.

Përdorimi i teknikave të kursimit të ujit zvogëlojnë sasinë e energjisë së përdorur për trajtimin, pompimin dhe ngrohjen e tij. Kjo ul kërkesën për energji, e cila ndihmon parandalimin e ndotjes së ajrit dhe mbron ambjentin Përdorimi i teknikave të kursimit të ujit largon më pak ujë nga burimet natyrore, gjë që ndihmon në ruajtjen e mjedisit.

Ai mund të zvogëlojë sasinë e energjisë së përdorur për trajtimin, pompimin dhe ngrohjen e ujit. Kjo ul kërkesën për energji, e cila ndihmon në parandalimin e ndotjes së ajrit.

Falë rregullimeve teknike dhe proceseve të menaxhimit, instalimit te pompave efikase dhe menaxhimit të drejtë të kohës, Ujësjelles Kanalizime Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Programin e Ujit të GIZ, ka arritur kursimin e energjisë ne pjesen më te madhe të zones ku  operojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME