Categories Lajme

SPAK bën gati dosjet e bujshme

Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).

“Balkanweb” ka siguruar pistën e çështjeve për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME