Categories Lajme

SPAK çon në gjykatë dosjen ndaj të akuzuarit që tronditën Elbasanin,

SPAK ka përcjellë në GJKKO kërkesën për kalimin për gjykim të të pandehurit Erion Alibej, (Andrea Dylgjeri), i akuzuar se në grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili dhe përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ka kryer krimet: “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar. Erion Alibej nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar në Bradashesh. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME