Categories Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e 11 pasurive, nga makina e blinduar e Lul Berishës deri te resorti

11 pasuri të paktën  duhet të vendosen nën sekuestro sipas një udhëzimi të dhënë nga SPAK në ditët e fundit. Në një dokument të siguruar dhe nga FaxWeb.al, shihet se mes pasurive që duhet të vendosen nën sekuestro është dhe mjeti BMW i Lulzim Berishës, i cili është i blinduar, si dhe resorti Golden, që është në pronësi të Hajrave.

Këta të fundit akuzohen se janë përfshirë në rrèmbimin dhe më pas vrásjen e Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në Janar të këtij viti, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. Këto janë konfiskimet e para pas nisjes së OFL-së në fillim të këtij viti. Subjektet kanë minimalisht 6 muaj afat që gjatë gjykimit në GJKKO të sjellin prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë. Deri tani asnjë nga këto pasuri që kërkohet sekuestro nuk është justifikuar dot nga ana e personave që janë subjekt i ligjit special. Të gjitha këto pasuri do të kalojnë në pronësi të shtetit, ndërsa mbetet e paqartë sesi do të përdoren ato më pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME