Categories Lajme

SPAK letër porosi në Kolumbi për kokainën e Fierit, u zbulua në banesën e ish kryekomunarit Çervanaku

Prokuroria e posaçme ka kërkuar informacion pranë autoriteteve kolumbiane në lidhje me sasinë prej 430 kilogramë kokainë që u gjet në Frakull të Fierit. Hetuesit nëpërmjet letër-porosive kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve atje, për të zbuluar personat që mund të kenë bashkëpunuar me 10 të arrestuarit në vendin tonë për trafikimin e lëndës narkotike.

Spak kërkon informacion në lidhje me personat që kanë blerë kokainën që u gjet e fshehur në thasët me pleh kimik, por edhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Gjithashtu informacion është kërkuar edhe për shtetasin kolumbian Zamir Rodrigez, që dyshohet se do të kryente ndarjen e kokainës nga plehu kimik në një banesë në Frakull të Fierit. Kolumbiani është personi i vetëm që i shpëtoi arrestimit në vendin tonë.

Përveç Kolumbisë hetuesit më herët kanë dërguar letër porosi edhe në Mal Zi, atje ku u zbulua edhe kokaina që rezultoi se ishte e përzier me plehun kimik. Sasia e drogës u zbulua në 24 nëntor në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa policia vuri në pranga 10 persona dhe shpalli  Rodrihez si personin që do të nxirrte kokainën nga plehu kimik.

Nga hetimet ka rezultuar se, Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro. Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME