Categories Lajme

SPAK merr akses në 9 databaza të tjera, mes tyre Kadastra, burgjet dhe bankat

Gjatë vitit 2022, Prokuroria e Posaçme mori akses të drejtpërdrejt në 9 databaza të tjera shtetërore të cilat përdoren në funksion të hetimeve që kryen për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Konkretisht, gjatë vitit që lamë pas, SPAK ka kërkuar dhe ka arritur të aksesojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sistemin e Gjendjes Civile, atë të Kadastrës, Drejtorinë e Burgjeve, regjistrin noterial dhe atë të pronave, apo atë të llogarive bankare.

Gjithashtu, janë shtuar si databaza ku Prokuroria e Posaçme ka akses pa qenë nevoja të kërkojë verifikime nga palë jashtë saj, në disa prej sistemeve të tjera të Policisë së Shtetit, si ADAM, E-Gjoba, apo edhe raporte dhe statistika.

Ligji i miratuar në vitin 2016 për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme i jep të drejtë kësaj strukture dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të kenë akses në databazat ekzistuese të të gjithë institucioneve shtetërore.

Ky akses jepet brenda 6 muajsh dhe vetëm me kërkesë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ai është i përhershëm dhe ka qëllim evitimin e rrjedhjes së informacioneve për hetime penale dhe pasurore që SPAK kryen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME