Categories Lajme

SPAK: Nga 40 aplikime, 18 kandidatë vijojnë garën për Drejtorin e BKH

Kreu i SPAK Arben Kraja ka njoftuar së fundmi se nga 40 aplikime, 18 kandidatë do të vijojnë garën për Drejtorin e BKH.

Kraja ka bërë publike edhe listën e emrave të 18 kandidatëve që vijojnë garën.

“Për fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Njoftojmë se Komisioni i Përzgjedhjes, me datën 01.02.2020 mori në shqyrtim 40 (dyzet) aplikime (dosje) të dërguara nga kandidatët elektronikisht në adresën [email protected],

Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, si më poshtë:

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me ‘Master i shkencave’, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën ‘Komisar’, ‘Kryekomisar’, ‘Drejtues’ apo ‘Drejtues i Parë’; si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Komisioni pasi vlerësoi çdo kandidat në lidhje me plotësimin e kritereve të mësipërme dhe plotësoi një tabelë mbi plotësimin ose jo të kritereve nga kandidatët, vendosi që kandidatët e kualifikuar për të vazhduar më tej fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:

1. Adriatik Ago

2. Agim Ismaili

3. Aida Veizaj

4. Ardian Çipa

5. Artan Pjetërnikaj

6. Artan Shkëmbi

7. Artur Beu

8. Atnan Shehu

9. Blerina Bajollari

10. Eduart Merkaj

11. Endrit Hoxha

12. Ervin Hodaj

13. Gentian Hilla

14. Gentjan Shehaj

15. Idajet Faskaj

16. Lindita Nushi

17. Pëllumb Seferi

18. Ylli Pjetërnikaj

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin me fazat e tjera të përzgjedhjes”, thuhet në deklaratën e Drejtuesit të Prokurorisë se Posaçme Arben Kraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME