Categories Lajme

SPAK ngrihet të hënën, drejt miratimit 8 prokurorët e parë

Në fillim të javës së ardhshme do të miratohen emrat e 8 prokurorëve të parë që do të bëjnë pjesë në Prokurorinë e Posaçme, një lajm i shumëpritur  kur fjala vjen tek reforma në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se po të hënën do të shpallë garën për drejtimin e prokurorisë së posaçme, teksa drejtues do të jetë një ndër 8 të emëruarit.

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

–Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME