Categories Lajme

SPAK nis hetimet për kontratën koncesionare të Inceneratorëve

SPAK nis hetim për inceneratorët pas kallëzimit të nismës “Thurje”. Hetimet e filluara nga SPAK kanë të bëjnë me shkeljet e barazisë me tenderat. Në krye të këtij hetimi është Prokurori Dritan Prenci. Mësohet se është kërkuar nga prokuroria disponimi i disa shkresave në disa institucione, si QKB, por është kërkuar edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nisma “Thurje” në fund të qershorit, ka dorëzuar një kallëzim penal për zyrtarët publik dhe persona të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve.

Sipas kallëzimit të kësaj nisme, ajo akuzon qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit. “Kallëzim penal për zyrtarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në koncesionet e inceneratorëve, të cilët mund të kenë konsumuar disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal të RSH.

Baza ligjore: Neni 280 dhe 283 i K. Penal, neni 186,248, 258 dhe 287 te K. Penal, Ligji nr. 9754, date 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale te personave juridike”, thuhej në padinë e siguruar nga Abc News. Nisma thurje pretendon se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME