Categories Lajme

SPAK sekuestron fabrikën në Shijak të bashkëpunëtorit të klanit mafioz në Bari

SPAK  sekuestron pasurinë e Bledar Seferit, i arrestuar si bashkëpunëtor i shtetasit italian Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si një nga bosët e klanit mafioz Di Cosimo në Bari.

Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës, tokë arë, makina dhe llogari bankare.

“Ka rezultuar se Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,”  thuhet në njoftimin për median të SPAK 

Hetimi

Hetimet nisën nga një skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë. Dosja është në dorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Ndërsa sekuestrimi i pasurise u bë në kuadër të hetimit të procedimit penal Nr.94 i vitit 2019  për veprat penale  të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.

Pas verifikimit pasuror për Bledar Seferin (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, Prokuroria e Posaçme ka konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me vendimin Nr.03 datë 07 shkurt 2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive dhe ekzekutimi i vendimit nga strukturat e policisë gjyqësore u bë më 11 shkurt 2020.

Pasurite e sekuestruara

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Kush eshte Bledar Hakorja?  I lindur ne Brezhdan të Dibrës, i datëlindjes 09.07.1980 Hakorja u arrestua ne vitin 2010 për trafik ndërkombëtar droge, sebashku Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.  Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia Italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokanë dhe për këtë janë vendosur në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi (Hakorja)

Kush eshte Giovanni di Cosimo? 

Shtetasi italian Giovanni Di Cosimo u arrestua më 5 dhjetor 2018 në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane prej qershorit të 2017, si një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni të antimafias së Barit i cili shkatërroi dy klane mafioz të familjeve Di Cosimo, Rafaschieri e Striscuglio që vepronon në lagjet Madornella e San Paolo të Barit. Sipas Antimafias Italiane Gioavanni Di Cosimo nga qytetit i Durrësit ku ishte fshehur organizonte aktivitetin kriminal të dy grupimeve mafioze që bashkëpunonin mes tyre.

Sekustrimi i pare

Ky është procedimi nr 1 penal për vitin 2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Dhe sekuestrimi i pasurise u be bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”( i ndryshuar).

Pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME