Categories Lajme

SPAK shpall konkurrimin për hetues financiar! Tetë vende vakante, kriteret që duhen plotësuar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka shpallur procedurën e konkurrimit për tetë vende vakante për Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar.

SPAK përmes një njoftimi për mediat bën me dije se hetuesit do të kenë përgjegjësi të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë.

Ndërkohë sqarohet se në momentin e aplikimit kandidatët duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe telekomunikimeve vetjake.

Ndër të tjera në njoftimin e SPAK thuhet se aplikantët për këto pozicione duhet që të kenë diplomë në drejtësi, në financë apo në fusha të tjera përkatëse, të lidhura me fushën e hetimeve financiare.

Gjithashtu duhet të kenë një eksperiencë pune jo më pak se dy vjet si Oficerë të Policisë Gjyqësore. Gjithashtu aplikantët duhet që të plotësojnë kushtet e sigurisë përpara emërimit në detyrë dhe të kenë plotësuar me sukses procesin e përzgjedhjes sipas procedurës së konkurrimit të organizuar nga Prokuroria e Posaçme. Më pas do ti nënshtrohen përzgjedhjes që përbëhet nga katër faza.

Sipas njoftimit aplikantët kanë afat për të dorëzuar dokumentacionin e tyre të aplikimit deri më 12 maj të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME