Categories Lajme

Spanja hap dyert për udhëtarët e vaksinuar

Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit.

“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, -ka thënë Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid.

Ai po ashtu ka njoftuar se udhëtarët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë Spanjën për pushime nga java tjetër. I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës, Spanja pati regjistruar 83.5 milionë vizitorë të huaj më 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më 2020, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Spanjën ka rënë për 77 për qind, në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kufizimeve të vëna për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Ky shtet pret që këtë vit të mirëpresë 45 milionë turistë të huaj. Në gjithë botën, turizmi ka qenë një prej sektorëve më të dëmtuar nga pandemia.

Sipas Organizatës për Turizëm Botëror, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, lëvizjet e turistëve besohet të kenë rënë për 74 për qind më 2020, në krahasim me 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë për të kërcënuar njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët në Shkodër!

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një konflikti të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME