Categories Lajme

Spartak Koka zbulon detaje për Tina Pajollarin: Para 2 javësh u fejua dhe u martua

Sonte në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus rikthehet historia e vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit nga fshati Kolanec i Maliqit.

Tina Pajollari, vajza e konsideruar “mollë sherri” që u zbulua për herë të parë nga emisioni Uniko, është arrestuar dy ditë më parë, ndërsa sot gjykata e la në burg. Ajo akuzohet si person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Martin Çeços, trupi i të cilit u gjet i hedhur në liqenin e Kolanecit më 16 Qershor 2022.

Gazetari Spartak Koka zbulon për “Milori Live” në Klan News se 18-vjeçarja ishte fejuar vetëm 2 javë më parë dhe madje ka zbuluar për emisionin “Milori Live” një pjesë nga intervista me të fejuarin e Tina Pajollarit, Artion Ferraj që do transmetohet sonte në orën 21:00 në emisionin “Uniko” në Klan Plus.

Spartak Koka: Kërkoj që kjo histori të trajtohet me vëtëpërmbajtje dhe të presim përfundimin e hetimeve sepse mund të ketë emra të tjera të përfshirë në këtë krim dhe mund të ketë personazhe të tjerë të cilët ende nuk janë zbuluar edhe mund të ketë personazhe të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në vrasjen makabre të Martin Çeços.

Kemi nga ana tjetër deklaratat e babait të Martinit, i cili ditën e djeshme na ka nxjerrë disa të dhëna të tjera që nuk i kishte deklaruar më parë.

Unë kam vajtur ditën e djeshme në Korçë dhe kam sjellë për emisionin Uniko sonte në orën 21:00 detaje dhe informacione të reja. Zbuluam që Tina Pajollari, 2 javë më parë kishte bërë një ceremoni dhe ishte martuar, ishte fejuar me një personazh. Madje unë të fejuarin dhe burrin e saj e kam marrë në intervistë. Një sekuencë të shkurtër kam vendosur që ta transmetoj tek progami juaj para se do të jepet në Uniko.

Mirela Milori: Është pjesë e një interviste ekskluzive me të fejuarin e Tina Pajollarit, është fejuar dhe martuar para 2 javësh. Kishin njohje përpara?

Spartak Koka: Janë njohur pas vrasjes së Martin Çeços.

Mirela Milori: Dhe kanë arritur të fejohen dhe martohen brenda 3 muajve?

Spartak Koka: Brenda 3 muajsh.

Mirela Milori: Ndjekim një sekuencë të shkurtër nga intervista ekskluzive:

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Jemi njohur me vajzën, me Tina Pajollarin, mblidhte çaj, këmbyem numrat e telefonit, kemi folur.

Spartak Koka: Kur, prej sa kohësh?

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Rreth 3 muaj që kemi folur.

Spartak Koka: Nga muaji Korrik-Gusht jemi takuar.

Spartak Koka zbulon se Artion Ferraj ishte bari në Marjan dhe pretendon që është njohur në Korrik-Gusht me Tinën, kanë folur dhe biseduar dhe madje ai rrëfen edhe detajet për dyshimet për implikimin e Tina Pajollarit në këtë krim.

Në emisionin e sotëm Uniko nga Spartak Koka flet edhe nëna e Tina Pajollarit pas arrestimit të së bijës./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME