Avokati Spartak Ngjela iu është bashkuar reagimeve për protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, ku janë mbledhur qindra studentë dhe qytetarë.
Përmes një postim në ‘Facebook’ Ngjela sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë të lig teksa deklaron se protesta e studentëve është e Bashës dhe LSI.
Keni një kryeministër sa të lig, aq dhe budalla.
Ai po deklaron se protesta e studentëve është e Bashës dhe LSI -së.
Sepse këta flasin për protestën.
Por pse flasin kur ata nuk i përfill njeri dhe janë krejt të vetëm?
Që t’i japin mundësi Ramës që ky të thotë se “protesta është e tyre”.
Janë bashkë të kapur nga një hall që të tre.
Sepse është budalla Rama?
Sepse, nëse është e vërtetë që të gjithë studentët e Shqipërisë qënkan me Bashën, ky derëzi e punëzi pse rri ende kryeministër! Nuk e kupton ky që kjo protestë po të kishte drejtues ky do të ishte kryeministri de facto i Shqipërisë?
Po pse nuk e kupton dot Rama këtë gafë fëminore që po bën?
Sepse është budalla. Frika e budallait është proverbiale. Kjo duhet mbajtur mend.