Categories Lajme

“Spastrim” në bashkinë e Lezhës, 179 punonjës largohen nga puna në janar

Duke nisur nga janari i vitit që vjen, 30 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna. Struktura e re e përgatitur nga drejtuesit e Bashkisë dhe që u miratua nga Këshilli Bashkiak parashikon reduktim të ndjeshëm të numrit të punonjësve. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se administrata aktuale është jo efiçente dhe e tejfryrë në organike dhe sipas tij kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit .

Pjerin Ndreu: “Ne nuk mund ta lejojmë, por që është mbi të gjitha një kosto për të gjithë taksapaguesit lezhjanë. Fondet po shkojnë drejt rrogave dhe shpenzimeve në dëm të investimeve. Vetëm  4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe shumica kanë shkuar për rroga.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i grupi të këshilltareve socialist Eduard Ndreca, sipas të cilit kjo tregon se bashkia e re nuk do jetë vend punësimi për militantët.

Eduard Ndreca: “Bashkia e re nuk është një bashki militantësh. Nuk po bëhet një bashki militanësh por një bashki në shërbim të qytetarëve, pra një godinë shërbimi ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht.”

Me strukturën e re Bashkia Lezhë do të ketë 430 punonjës nga 609 që ka aktualisht, ndërsa kryetari Ndreu thotë se largimet dhe punësimet do të bëhen vetëm mbi bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME