Categories Lajme

‘Spektakël i pështirë, trushpëlarje’/ Gazetarja e njohur: Ata që s’patën Zemër, e zhdukën Kullën

Për shkak të ditës së Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të dekorojë kullën e Sahatit me tullumbace të kuqe në formë zemrash. Gazetarja e Ora News, Beti Njuma, këtë përpjekje të Bashkisë së Tiranës me dekorimin e Sahatit, e sheh si një “spektakël të pështirë”, si një “trushpëlarje” për qytetarët e Tiranës, pasi, siç thotë ajo, tashmë Sahati është “v.arrosur”, me kullën që po i ndërtohet mby krye.

Në fakt Kulla e Sahatit dita ditës po humb sa më shumë ngrihet pak metra pas saj një Kullë shumëkatëshe, për të cilën ka dhënë leje bashkia e Tiranës. “Ata që s’patën Zemër dhe e va.rrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit. Mjaft me këtë spektakël të pështirë! Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!” shkruan Njuma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME