Categories Sport

Sfida Braga-Porto/ U fut për të transportuar lojtarin e dëmtuar, ambulanca fiket në mes të stadiumit (Video)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos.

Çudirat në futboll nuk kanë fund, dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar 1-1 dhe ndeshjes shumë të luftuar e cila kishte edhe 2 kartonë të kuq, një episod vërtet i veçantë u regjistrua në këtë duel. David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë. Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar.

Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët. Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë. Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME