Categories Sport

Spekulimet/ Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur “vulën” thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s’e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

“Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

“Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

“Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME