Categories Politike

Spiropali mendon ndryshe nga BB dhe FMN: Borxhi publik është në rënie

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, pohoi nga foltorja e Kuvendit se ekonomia shqiptare në terma realë ka pasur rritje dhe kjo ka dhënë frytet e saj në të gjitha sektorët.

“Sot mbi diskutimet e buxhetit, ne si qeveri kemi si detyrë të prezantojmë në Kuvend një pasqyre sa më realiste të gjendjes ekonomike në tërësi. Reformat nuk kanë qenë të lehta, disa prej tyre kanë qenë të vështira, por të domosdoshme për të bërë shtet. Reformat edhe pse me kosto publike, qëllim të vetëm kanë dhënien e fryteve në shërbemi të këtij viti. Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arritI në 4.1 %. Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013. Asnjëherë nuk duhen harruar se në c‘derexhe i gjetëm financat publike. Reformat shtet-bërëse shënuan kthesën e madhe dhe kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshëm, por ne nuk kënaqemi, po janë për të siguruar se jemi në drejtimin e duhur. Sipas Bankës Botërore papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019″-tha ajo.

Ministrja Spiropali u ndal edhe tek borxhi publik, ku tha se ky trend është në rënie, ndërsa shtoi se në objektiva afatmesëm ky borxh pritet nga 68 % që është aktualisht të zbresë në 60 % brenda dy vitesh.

Buxheti i 2018 mundësoi arritjen e objektivave thelbësorë. Buxheti 2018, bëri të mundur që shtresat në nevojë u kompensuan me skemat sociale, të cilat ishin tejet transparente. Politikat fiskale synon të mbajë në rënin borxhin publik në raport me prodhim e brendshëm bruto. Reforma ndaj informalitet shënoi rritje të ardhurave. Borxhi publik ra në 68 %, duke vijuar trajektoren rënëse për të tretin vit radhazi. Objektivi i në afate të mesme është ulja e tij në 60% në vitin 2021”-tha Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME