Categories Lajme

“Spitali rajonal i Fierit brenda 3 muajsh”, Erdogan: Është një grimcë për ne, brenda zgjedhjeve gati

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Turqi prezantoi disa nga marrëveshjet që u firmosën sot me presidentin Erdogan. Ai tha se Erdogan ka deklaruar se do të bëjë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve, një bast shumë i fort, teksa pati edhe disa batuta.

“Disa ndërhyrje në turizëm, shëndetësi dhe arsim dhe besoj se është lajm i shkëlqyeshëm që një universitet si ITU do jetë prezent në Shqipëri, jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet, bastet në Turqi dhe Shqipëi janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i presidenti që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fort, unë do e kisha humbur me qejf këtë rast, po dhe shans për ta fituar, duke qenë se turqit dhe shqiptarët te zbatimi i poshtë duhet t’i shtysh”, tha Rama.

Presidenti Erdogan nuk nguroi që të kthente një përgjigje.

“Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME