Categories Lifestyle

Nuk keni pse ta blini, të gjithë hapat për të rritur borzilok në shtëpi

Nuk dini si t’i rezistoni erës së mrekullueshme të salcës me domate dhe borzilok, por jeni “të detyruar” ta blini sepse nuk keni kurrë në shtëpi ?S’ka problem, me a dy tre sekrete të vogla do të mund ta kultivoni vetë dhe ta keni për të gjithë vitin në pjatën tuaj. Borziloku është ndër bimët aromatike më të dashura për italianët, i përsosur për një salcë në momentin e fundit, për shumë receta të lehta, por edhe për pjata pak mqtë ndërlikuara.

Çuditërisht ndryshe nga ç’mendoni, bëhet fjalë për një bimë që nuk kërkon shumë përkujdesje dhe përshtatet me shumë lehtësi edhe mbi një parmak të thjeshtë. Duhet të dini që, ekzistojnë disa teknika për të pasur borzilok të freskët në shtëpi gjatë gjithë vitit.

Cikli natyral i bimës na thotë që periudha më e mirë për të mbjellë farat jashtë është rreth fundit të majit dhe që gjethet e kësaj bime të shkëlqyer aromatike rriten, e shumta deri në fund të tetorit. Megjithatë, në muajt më të ftohtë mund ta spostoni borzilokun tuaj në vazo pranë mureve të shtëpisë, sa më larg nga korentet e ajrit dhe aq më mirë në se drejtpërdrejt në diell.

Një sekret tjetër është ai që ta mbështjellim vazon më një copë pambuku më qëllim që dheu të mos ngrijë. Duhet ta lagni bimën pak nga pak dhe vetëm në orët më të nxehta të ditës. Nëse jetoni në zonë të ftohtë, ku temperaturat e natës mund të jenë shumë të ulëta, atëherë më mirë ta spostoni bimën tuaj në shtëpi dhe të zgjidhni një pozicion me diell dhe me një temperaturë të qëndrueshme dhe të butë (larg si nga kaloriferët, ashtu edhe nga korentet e ajrit të ftohtë, p.sh dyert).

Kontrolloni që dheu të jetë gjithmonë i njomë, në këtë mënyrë bima e borzilokut do të shtohet edhe në dimër, edhe pse më pak e më ngadalë sesa në verë.
Kujdes, sigurohuni gjithmonë që të ketë shumë dritë, përndryshe gjethet e borzilokut tuaj do të rriten të vogla dhe pa shumë aromë.

Ilirët e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.

Edhe Shqipëria ka një traditë të lashtë në kultivimin e borzilokut jo vetëm nëpër kopshte, por edhe në vazo në kushtet e shtëpisë. Tiranasit e vjetër gjithmonë e rrisnin në oborr, këpusnin një degëz dhe e mbanin në xhepin e vogël të xhaketës çdo herë para se të dilnin dhe herë pas here e nxirrnin me stil dhe e shijonin si erëmirë.

Në tregjet e fshatarëve gjeni filiza borziloku të cilat mund t’i mbillni e t’i keni të freskëta nga balloki juaj.

Vlerat shëndetësore të borzilokut

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.

Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.

Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.

Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.

Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi. Për më tepër këto gjethe janë burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gramë gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.

Përdorimet mjekësore të borzilokut

Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën. Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.

Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj. Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.

Përzgjedhja dhe ruajtja Borziloku i ëmbël mund të rritet edhe në vazo. Gjethet e freskëta dhe të thara të borzilokut duhet të kenë ngjyrë të gjelbër me nuancë gri të errët, por pa njolla. G

jethet janë të mira kur mblidhen para çeljes së luleve. Gjethet e thata dhe farat mund të shiten në qese me vakum për të ruajtur vlerat e tyre. Ato ruhen në një vend të errët dhe të freskët për gjashtë muaj. Gjethet e freskëta duhen ruajtur në frigorifer për një përdorim më të gjatë.

Përdorimet në kuzhinë Borziloku përdoret për salcë sallatash, supë, gatime me perime, marinime, vezë e të tjerë. Kjo barishte shkon shumë mirë me spinaqin, lulelakrën, domatet, fasulet, patatet dhe karrotat. Ajo përdoret edhe në pica, gatime me shpendë, ndërsa çaji i borzilokut është një pije mjaft popullore në vendet e Mesdheut./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME