Categories Sport

5 ekipe të kualifikuara në Europian, ja situata në të gjitha grupet kualifikuese

Janë pesë ekipe kombëtare që kanë siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Europianin e vitit 2020. Bëhet fjalë për Italinë, Poloninë, Ukrainën dhe Belgjika dhe Rusia. Në total janë 24 ekipe që marrin pjesë në “Euro 2020”, 15 vijnë nga kualifikimi, përmes play-off -eve kualifikuese (nga 26 deri më 31 mars 2020), në të cilat 16 kombëtare do të marrin pjesë në bazë të rezultateve të Ligës së Kombeve. Grup pas grupi, ja si është situata e 55 ekipeve marrin pjesë në kualifikuese.

GRUPI A

Anglia, me fitoren 6-0 në Bullgari, iu afrua kualifikimit dhe kryeson me 3 pikë para Republikës Çeke, që renditet e dyta me 1 pikë më shumë se Kosova. Në raundin tjetër, 14 Nëntor, do të luhet dueli direkt mes dardanëve dhe çekëve ku do të përcaktohet shumë për kombëtaren që mund të kualifikohet.

GRUPI B

Ukraina është kualifikuar falë fitores 2-1 ndaj Portugalisë. Luzitanët ndërkohë gjenden të dytët me vetëm 1 pikë më shumë se Serbia.

GRUPI C

Udhëheqin Holanda dhe Gjermania me 3 pikë më shumë se Irlanda e Veriut. Më 16 nëntor do të kemi një duel direkt mes irlandezëve dhe “Portokallinjve”.

GRUPI D

Situata është delikate, me Danimarkën dhe Irlandën që kryesojnë me 12 pikë. Zvicra, e treta, ka 8 pikë, por sonte do të sfidojnë Irlandën për të shkurtuar diferencën.

GRUPI E

Kroacia kryeson me 14 pikë, 2 më shumë se Hungaria, por duhet të ketë kujdes nga Sllovakia që gjendet më poshtë me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

GRUPI F

Spanja nuk është akoma e kualifikuar, por udhëheq me 19 pikë. Suedia mban vendin e dytë me 14 pikë, një më shumë se Rumania, ndërkohë që Norvegjia ka 10 pikë. Sonte do të kemi përplasje direkte Rumania-Norvegjia dhe Suedi-Spanjë.

GRUPI G

Polonia ka siguruar zyrtarisht kualifikimin, e ndjekur nga Austria me 3 pikë më pak, ndërkohë që më poshtë gjenden Maqedonia dhe Sllovenia me 11 pikë.

GRUPI H

Turqia dhe Franca kryesojnë me 19 pikë. Islanda mban vendin e tretë me 15 pikë, 3 më shumë se Shqipëria, që aktualisht gjendet në kuotën e 12 pikëve. Ndeshja Turqi-Islandë do të luhet më 14 nëntor.

GRUPI I

Gjithçka është e vendosur, me Belgjikën që kryeson me 24 pikë, e ndjekur nga Rusia me 21, por që të dyja janë të kualifikuara.

GRUPI J

Italia është e para dhe e kualifikuar me 21 pikë. Shumë më poshtë gjendet Finlanda me 12 pikë, Armenia (10 pikë) dhe Bosnja (10 pikë), ende nuk janë dorëzuar për kualifikimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME